Gjithçka që të duhet për fakultetin. Në një vend.
Mësim që të lidh, lidhje që të mëson. Materialet, pyetjet dhe njerëzit e gjeneratës sate, pa u shpërndarë nëpër grupe WhatsApp dhe folderë që humbin çdo vit.
0 studentë nga 0 fakultete janë brenda
Çfarë merr në 60 sekondat e para
Materialet e lëndëve të tua
Materialet nuk humbin më
Pyet ata që e kanë kaluar
Pro nuk bllokon kurrë kontributin
Ngarko një material dhe merr 7 ditë Pro.
Çfarë merr në 60 sekondat e para
Edhe pa asnjë shok. Vlera vjen para rrjetit, jo pas tij.
Materialet e lëndëve të tua
Zgjedh lëndët një herë. Skriptat, provimet e kaluara dhe shënimet e gjeneratës vijnë vetë.
Materialet nuk humbin më
Skripta, shënime dhe provime të kaluara, të lidhura me lëndën. Jo folderë Drive që zhduken me gjeneratën.
Pyet ata që e kanë kaluar
Pyetja pa përgjigje shkon te studentët që e kanë marrë atë provim. Kështu lidhen vitet mes vete.
Një asistent që i njeh lëndët e tua
Shpjegon, përmbledh dhe bën kuiz nga materialet e fakultetit tënd, gjithmonë me burimin e cituar.
Pro nuk bllokon kurrë kontributin
Materialet e fakultetit tënd, pyetjet, mesazhet dhe ngarkimi janë falas përgjithmonë. Pro hap fakultetet dhe universitetet e tjera. Dhe kush kontribuon, e merr falas.
- Një material i miratuar të jep 7 ditë Pro.
- Një përgjigje e pranuar të jep një ditë.
- Dhjetë materiale në një muaj të japin tërë semestrin.
Fakultetet që janë brenda
Çdo fakultet ka ngjyrën e vet, kanalet e veta dhe bibliotekën e vet.
Tri hapa dhe je brenda
- 1
Zgjedh fakultetin dhe vitin
Dy klikime. Pa formularë të gjatë.
- 2
Konfirmo lëndët e semestrit
Janë të parazgjedhura nga programi yt.
- 3
Ndiq gjeneratën tënde
Dymbëdhjetë profile të renditura sipas afërsisë reale.
Shënimet e tua do t'i lexojnë edhe pas teje
Nëse i mban shënimet mirë, këtu ato nuk humbin me mbarimin e semestrit. Dhe emri yt qëndron mbi to.