Kalo te përmbajtja

Fshirja e llogarisë

Përditësuar më 16 tetor 2026

Llogarinë mund ta fshish vetë, brenda një minute. Nëse nuk hyn dot më, na shkruaj.

1. Fshije vetë

  • Hyr, pastaj hap Cilësimet.
  • Poshtë, gjej «Fshi llogarinë».
  • Shkruaj fjalën «fshije» dhe konfirmo. Nuk kthehet më mbrapa.

2. Çfarë fshihet

Menjëherë:

  • Profili, postimet, komentet, storjet, mesazhet që ke dërguar, bisedat me asistentin AI, XP-ja dhe badge-t, aplikimet, njoftimet dhe ndjekjet.
  • Skedarët që ke ngarkuar (foto, video, dokumente, mesazhe zanore) fshihen nga ruajtja, përveç kur një student tjetër e ka ngarkuar vetë të njëjtin skedar: atëherë mbetet tek ai.
  • Foto e ID-së (nëse ende ekziston), numri i kartelës dhe regjistri i verifikimit.

3. Nëse nuk hyn dot

Shkruaj te studentet21@gmail.com nga emaili me të cilin u regjistrove (ose emaili yt studentor) dhe thuaj që do ta fshish llogarinë. Konfirmojmë që je ti dhe e fshijmë jo më vonë se 30 ditë.

4. Fshije vetëm foton e ID-së ose numrin

Do ta mbash llogarinë por ta heqësh foton e ID-së ose numrin e kartelës? Shkruaj te studentet21@gmail.com dhe e fshijmë.

5. Shkarko të dhënat para se t'i fshish

Te Cilësimet, «Të dhënat e tua», i eksporton të gjitha si JSON para fshirjes.

Fshirja e llogarisë · Studentët.KS